Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Maliq për mbjelljen e pemëve nga Hidropower. Ai u shoqërua në këtë vizitë nga krerët e Bashkive Maliq dhe Korçë.

“Jemi këtu së bashku me kryetarin e Bashkisë Maliq dhe Korcë për të përfunduar një nga aspektet më të rëndësishme për Ministrinë e Mjedisit në kuadër të gjithë investimit të madh që është bërë në Gramsh dhe këtu në Maliq në gjithë zonën e Devolli, për të mbjellë 1.6 milionë dru të ndryshëm por dhe dru frutorë në vetvete. Ajo çfarë ne kemi thënë në fillimet e projektit tonë “Clean and Green 2020″ pra për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë në gjithë Shqipërinë një nga aspektet kryesore ka pasur atë që po ndodh sot në Korçë ku mbillen 1.6 milionë pemë gjithëaej gjatë gjithë fazës së investimeve të tyre për të reabilituar zonën e zënë nga Hideocentrali. Kërkesa e vazhdueshme e institucioneve të mjedisit për kompanitë dhe për investimet të cilat hyjnë në zonat frutore dhe në zonat pyjore për ti rigjeneruar e për të mbjellë në çdo pemë të prerë apo të zënë nga një investim 3 të tjerë këru është një rast konkret dhe këtu kemi realizimin spektakolar pasi vet kompania ka qenë shumë serioze por dhe pushteti lokal i ka ndjekur këto investime në vazhdimësi për të qenë në një situatë shumë pozitive në kuadër të mbjelljes së këtyre 1.5 milionë fidanë pemë.

Pra, është një punë disa vjeçare, por që sot jemi në konkluzion të këtij aksioni kaq të madh. Ajo që është e rëndësishme në bashkëpunim me kompaninë do jenë në dakortëai të madhe me keyetarët e Bashkive është që këto pemë të reja që mbillen në shumicën e tyre janë dru frutorë që në rastin konkret këru në zonë po mbillen arra të cilat me rritjen e tyre do të jenë një aset i ri ekonomik për banorët e kësaj zone për ti pasur jo vetëm si mjedis i gjelbër jo vetëm si pyje në zonat e tyre pyjore po padyshim edhe ai një aset ahumë i rëndësishëm ekonomik i familjeve. Pra, në këtë zonë është mënsuar të mbillen arra dhe këro arra do të jenë pjesë e ekonomisë së bashkisë Maliq e më pastaj Bashkisë Korçë. Pra, le të themi që ky vit megjithëse një vit i vështirë vit i cili shumëështë dashur të flitet për mjedisin por në kuadër të pandemisë dhe në kuadër të asaj çfarë duhet të bëjë e gjithë bota për të luftuar fenomemet negative që ndodhin në kuadër të mjedisit.

Në aspekt të mbjelljeve do të duhet të vazhdojë dhe sezoni i cili tashmë ka filluar do të jetë një sezon intensiv për të filluar ashtu siç tha dhe kryetari i Bashkisë së Korçës për të pasur një vëmendje ndaj këtij aseti shumë të rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja mjedisore por dhe nga pikëpamja ekonomike e vendit tonë. Ligji i ri i pyjeve ju jep të drejtën tashmë si pronar legjitim të këtyre pyjeve dhe ti shfrytëzojnë ato por jo në atë variantin e prerjes dhe ne variantin, i cili është natyrisht një numër i konsiderueshëm shkon për ngrohjen e popullsisë por jo biznes me pemët por biznes me pyll. Pra me ekonomi dytësore me produktet që prodhon pylli dhe.me.aftësinë që duhet të kenë bashkitë për t’i ruajtur për ti mirëmbajtur e për ti kultivuar më shumë sasi pyjore në vendin tonë”, tha Klosi.