Miratimi fillestar i Britanisë për vaksinën antiCOVID-19 të Pfizer duhet t’u japë amerikanëve besim ndërsa prodhuesi i ilaçeve javën e ardhshme shkon më tej drejt kërkimit të miratimit nga SHBA, deklaroi sot sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar.

“Për amerikanët kjo duhet të jetë shumë qetësuese: një autoritet i pavarur rregullator në një vend tjetër ka gjetur se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive për përdorim. Këtu do të lejojmë që FDA të kalojë në procesin e tij”, tha Azar për Fox Business Network.