Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Tashmë vogëlushi është më i përkëdheluri i familjes dhe gjatë kësaj kohe ka marrë qindra dhurata nga miq të mami Arbanës dhe babi Eduartit. Dhurata më e fundit që Dielli ka marrë është nga Miriam Cani. Arbana ka zbuluar ditën e sotme se këngëtarja i ka surprizuar me një pako dhuratash me rroba për të voglin. Joni ka nxituar i pari që ta hapë pakon, por kur ka zbuluar se dhurata nuk ka qenë për të është zhgënjyer.

Arbana e ka ndarë dhuratën në Insatgram dhe ka falenderuar publikisht Miriamin për të. “Faleminderit zemër. Janë aq të bukura”, ka shkruar Arbana e surprizuar. Moderatorja ka treguar se ajo ruan një miqësi shumë të veçantë me Miriamin dhe Albanin. Ajo është njohur për herë të parë me Skënderajn përmes koncerteve që janë zhvilluar vite më parë, e kështu e kanë ruajtur miqësinë së bashku.