Mjeku Tritan Kalo ka hedhur poshtë akuzat që vijnë nga Partia Demikratike se është fshehur numri real i vik timave nga Covid. Ne një komuminik me gazetarë, Kalo deklaroi se nuk ka falsifikim të kartelave të pacientëve që ndërrojnë jetë. Sipas tij nuk është problemi te kartela, por te ajo që quhet shkaku parësor dhe dytësor dhe se një pacient me Covid, jo gjithmonë vdes nga kjo sëmundje, por edhe nga sëmundje të tjera, të cilat janë në kartelën e pacientit.

“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi, janë zyrat e gjendjes civile që e saktësojnë, mjekët e familjes apo ato rajonalë. Sa i përket te spitalet COVID, ka të përcaktuar mirë ligjërisht arsyet pse një pacient vd es dhe në këto raste nuk mund të behët asnjë ndërhyrje as me diagnozën e pranimit, evoluimit, dhe përfundimit. është krejtësisht e pamundur. Po flas në lidhje me shërbimin e sëmundjeve infektive. Ka të përcaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht kur plotësohet një skedë vdekje arsyet pse i sëmuri vd es, që nga pranimi, evolumi i rastit dhe momenti kur ndërron jetë.

Në këto raste nuk bëhet asnjë ndërhyrje, ose të krijohet një artificë si në lidhje me diagnozën e pranimit, të evolumit dhe vd ekje. Pra në këtë rast nuk ka asnjë lloj falsifikim ose ndryshim. Është e pamundur. Problemi është kush është shkaku parësor dhe dytësor. Në një pacient me Covid jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku i vde kjes, por janë edhe ndërlikimet që vijnë në terrene në të cilën i sëmuri është shtruar në spital. Kemi të sëmurë me dëmtime të tjera dhe në terren të këtyre të sëmurëve zhvillohen edhe problematika që lidhen me sëmundjen bazë.

Kanë ndërruar jetë të sëmurë me sëmundje malinje të gjakut. Të sëmurët që kanë probleme me dializën, dëmtimet që ndodhin jo gjithmonë janë fatale të lidhura direkt me Covid, por janë agravime të situatave. Këto janë të reflektuara në kartelën e të sëmurit. Populli ta ketë të qartë që nuk ka ndryshim diagnoze ose ndryshim i shkakut të vd ekjes. Problematikat që krijohen artificialisht krijojnë një tymnaje dhe një ndarje mes besimit të popullit dhe punës së madhe që bëjnë mjekët”, u shpreh mjeku.