Këngëtari ndau një foto me vajzën e tij që sot bën dy vjeçe shoqëruar me dedikimin e ndjerë. “Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri! Ti je krenaria ime, ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë. Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt ❤ Urime datëlindjen e dytë!”
Reperi ka realizuar dhe një këngë për Hanën, ku tregon emocionin që ka ndjerë kur vajza erdhi në jetë dhe ndryshimin që solli në jetën e tij. Ndërkohë Mozzik dhe mami i Hanës, Loredana thuhet se janë sërish bashkë dhe unaza në gishtin e Loredanës në një video të postuar disa ditë më parë ka bërë fansat të dyshojnë se është unazë martese që ndoshta ia ka dhuruar Mozzik.