Një çift nga Maryland do të festojnë 73-vjetorin e martesës së tyre pas tre javëve të ndarë nëpër spitale, duke luftuar Covid-19.

“Ashtë një mrekulli që mbijetuan”, tha Mark Levin për prindërit e tij, Betty 100-vjeçare dhe Joe Levin 98-vjeç.

Çifti pati ethe dhe probleme me frymëmarrjen, dhe pas testimit rezultuan pozitivë për Covid-19. Betty Levin u dërgua në Spitalin Holy Cross dhe Joe Levin u dërgua në Spitalin Suburban, ku qëndroi në kujdes intensiv për disa ditë. Mjekët i nxorën nga spitali vetëm disa ditë më parë. “Është e pabesueshme”, u shpreh nusja e tyre, “Kjo është një mrekulli.”