Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara.Ministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara.

Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara. “Pas informacionit të fundit në lidhje me ndodhjen e përhapjes së përshpejtuar të coronavirusit në Britaninë e Madhe, sot në Shtabin e Krizës KOVID-19 u mor vendim për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, vendoset izolim i detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev

Ministria e Shëndetësisë shton se gjithashtu është miratuar masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania, po e njëjta masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në vendin tonë nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore. Vendimi vjen pas informacioni që një mutacion i ri i koronavirusit po përhapet në Britaninë e Madhe dhe sipas analizave fillestare përqindja e infeksionit është më e lartë.