Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të parë. Ndonëse askush nuk dinte asgjë për këtë lajm, mediat kosovare konfirmojnë se këngëtarja tashmë është bekuar me një djalë.
Në rrjetet sociale ajo ka preferuar mos të ndajë asgjë, madje as barkun e rrumbullakosur përgjatë shtatzanisë. Pak dihet edhe për partnerin e saj, duke qenë se Shkurtja njihet si një ndër emrat më hermetik sa i përket jetës së saj private.
Mbetet për t’u parë nëse artistja do të zgjedhë të na prezantojë vetë me familjen e saj, tashmë të zgjeruar.