Tjetër fitore për Napolin në Serie A. Në anën tjetër, Roma e ka shkelur Bolognan, duke e mposhtur 5-1. Ndodhi çfarë ndodhi gjatë ndeshjes, në fund Napoli i Gennaro Gattuso përfundon duke marrë tri pikët.

Ashtu ndodhi edhe në ndeshjen kundër Sampdorias. Napoli ishte duke humbur deri në minutën e 53’, kur Hirving Lozano, që hyri në lojë në pjesën e dytë, arriti të shënojë për 1-1. Ndërsa golin e tri pikëve e shënoi Andrea Petagna në minutën e 68’.
Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj nuk ishin të gatshëm për këtë takim, ani pse ditë më parë rezultuan negativ në testin për Covid-19.

Fitore në këtë xhiro në Serie A ka marrë edhe Roma me Marash Kumbullën titullar. Roma e mundi 5-1 në udhëtim Bolognan me golat e Edin Dzeko, Lorenzo Pellegrini, Jordan Veretout, Henrikh Mkhitaryan dhe autogol Andrea Poli. Për vendasit golin e nderit e shënoi lojtari i Romën, Bryan Cristante, që dërgoi topin në rrjetën e gabuar. Napoli ka shkuar në kuotën e 23 pikëve pas 11 ndeshjeve në pozitën e tretë, kurse Roma në atë të pestë me 21 pikë.