Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), po paguan një kompani me 1 dollar për të mbledhur material guror nga Hëna. Sipas BBC, të enjten Lunar Outpost nënshkroi kontratën për të mbledhur mostra për agjencinë hapësinore amerikane. Kjo është një nga katër kontratat e dhëna nga NASA nën programin e saj të mbledhjes së burimeve hënore me kosto të ulët. Ofertuesit e tjerë fitues ishin Masten Space Systems me bazë në Kaliforni dhe ispace me bazë në Tokio, së bashku me ndihmësin e saj evropian.
“Kompanitë do të mbledhin mostrat dhe më pas do të na japin prova vizuale dhe të dhëna të tjera që janë mbledhur”, tha një zëdhënës i NASA-s.
“Plani është që misioni të zhvillohet në vitin 2023, por ne jemi duke punuar me disa kompani të ndryshme zbarkimi, të cilat mund të rezultojnë në një datë të hershme nisjeje”, tha për BBC, shefi ekzekutiv i Lunar Outpost, Justin Cyrus.
Lunar Outpost me bazë në Colorado, një firmë robotikësh, do të paguhet 1 dollar për mbledhjen e shkëmbinjve të Hënës nga Poli i Jugut. Mirëpo sipas BBC, tarifa nuk është motivimi për këto kompani. Pritet të ketë shumë përfitime për misionin siç është lejimi i firmave për të praktikuar nxjerrjen e burimeve nga sipërfaqja hënore. Marrëveshja nuk ka të bëjë me paratë
“Shuma nominale e madje e një dollari është një precedent i rëndësishëm që NASA është duke e krijuar. Inovacioni këtu nuk ka të bëjë me vlerën financiare por krijimin e normave ligjore dhe të biznesit për krijimin e një tregu të blerësve dhe shitësve jashtë kufizimeve të Tokës”, tha Sinead O’Sullivan një eksperte e hapësirës.