Një lajm i trishtë vjen sot për sportin shqiptar! Është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare sportisti shqiptar Klavio Meca. Lajmin e ka bërë me dije Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH), përmes një postimi në rrjete sociale.
Klavio Meca, ishte notar. Ai ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.
“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe… Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”, shkruan KOKSH. Ndërkohë nuk bëhet me dije shkaku i vd ekj es së 24 vjeçarit.