Largimi i Britanisë së Madhe nga tregu i vetëm i Bashkimit Europian pa një marrëveshje paraqet një rrezik në rritje për sistemin britanik të Kujdesit Shëndetësor, sipas një raporti të lëshuar sot. “Furnizimet me ilaçe dhe teknologji, rrjedha e të dhënave dhe aksesi ndaj personelit të trajnuar do të preken negativisht pasi periudha e tranzicionit postBrexit të përfundojë më 31 dhjetor”, shpjegoi “Nuffield Trust”, një bord ekspertësh i specializuar në çështjet e kujdesit shëndetësor.
Raporti i “Nuffield Trust” vuri në dukje, gjithashtu, se rritja e ulët ekonomike dhe ulja e kapacitetit të shpenzimeve mund të përkeqësojnë përcaktuesit më të gjerë të shëndetit, të tilla si papunësia dhe aksesi në shërbimet shëndetësore. Sipas tij, sektori i pambrojtur i kujdesit shoqëror do të gjendej menjëherë i bllokuar nga rekrutimi i personelit nga BE për shkak të një politike të re të njëanshme migrimi, duke përkeqësuar mungesat e tmerrshme të fuqisë punëtore.
Më gjerësisht, shëndeti i publikut mund të përkeqësohet drejtpërdrejt nga një ngadalësim i zgjatur ekonomik, që çon në standarde më të ulëta të jetesës dhe një shtrëngim i shpenzimeve publike, por edhe nga pamundësia e një rregullimi më efikas i përcaktuesve të shëndetit, si ndotja e ajrit. Lidhjet midis BM-së dhe Bllokut janë të ndërthurura ngushtë, por bisedimet për një marrëveshje në lidhje me marrëdhëniet midis të dyve, pas mbarimit të periudhës së tranzicionit postBrexit, po hasin vështirësi.