Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti ka një mesazh ndjese dhe falënderimi teksa pak ditë më parë fitoi betejën me COVID-19, ndërsa ndodhet ende në spital në Turqi. Ndjesa i drejtohet të birit që sot mbush 1 vjeç, siç thotë ai forca dhe guximi për të vazhduar para në çdo ditë në reanimacion. Teksa falënderimi i shkon Zotit, që i dha mundësinë që i biri të jetë përherë në krahët e tij.

MESAZHI I PLOTË Një ndjesë dhe një falënderim! Ndjesë bir që nuk ia dola dot të jem me ty sot për 1-vjetorin tënd, pavarësisht se çdo ditë në reanimacion mendimi që ti do ishe në krahët e mia, më jepte forcë dhe guxim për të vazhduar përpara. Por sot bir, trishtimin e të qenit larg teje në këtë ditë, ma mbyt gëzimi i fitimit të një beteje që në nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Një fitore për të cilën i jam falënderues dhe mirënjohës ZOTIT, i cili më dha mundësinë që në ditët në vazhdim ti të jesh përherë në krahët e mia. Gëzuar Abriel. U bëfsh 100 vjeç.