Gjatë emisionit RealStory të 29 Dhjetorit tema e të cilit ishin ndryshime në qeverinë Rama, Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar ndaj analistëve te ftuar përmes një mesazhi miqësor dërguar të ftuarës kryesore të emisionit, ministres Elisa Spiropali mbi postimet e shpejta në Twitter rreth ndryshimeve në qeveri.
Ambasadorja Yuri Kim solli përshëndetjet e saj, por edhe dha një sqarim për mediat dhe teoritë e konspiracionit që u përhapën në lidhje më postimet në rrjetin social Twitter gjatë ditës së sotme, postime të cilat vinin menjëherë pas njoftimeve nga ana e Kryeministrit Rama po në rrjetin social Twitter për ndryshimet e ministrave.
Mesazhi i Kim dërguar Spiropalit: Duan të mendojnë se ishte diçka e koordinuar pasi Twitterat e mi erdhën shumë shpejtë, por nuk e kuptojnë që është vetëm sepse gishtat e mi janë shumë të shpejtë.