Neymar ka folur haptazi për një takim të paharrueshëm që e kishte me Diego Maradonën si fëmijë, derisa e nderoi legjendën argjentinase, i cili vd iq javën e kaluar nga sulmi në zemër. Superylli brazilian shënoi dy gola në fitoren e Paris Saint-Germain 3:1 kundër Manchester United të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht se është bërë yll prej një dekadë, Neymari u takua me Maradonën kur kishte nisur ta shfaqte talentin për Santosin si adoleshent. Takimi i parë i tyre është një që Neymari nuk do ta harrojë kurrë.

“Kam pasur shumë pak takime me Maradonën, por kurrë nuk do ta harroj takimin kur isha 12 apo 13 vjeç. Sapo e kisha filluar karrierën në Santos dhe shkova ta shikoj një ndeshje mes Brazilit dhe Argjentinës – ishte ndeshje mes ish-lojtarëve”, tregoi Neymar.

“Pasi autobusi i ekipit të Brazilit ishte i mbushur plot, nuk mund të shkoja më te, prandaj më futën në autobusin e Argjentinës. Ata më ulën mua në një ulëse me Maradonën dhe Alejandro Mancusco. Ata më trajtuan shumë mirë. Kur mbërritëm në stadium, ata më morën me vete në zhveshtorën e Argjentinës dhe pastaj në fushë. Unë madje e kam një fotografi me Maradonën, kur isha i vogël. Ai më ftoi për ta bërë foton. Nuk e harroj kurrë këtë gjest të tij”, tregoi ai.