Kandidati për president të Barcelonës, Jordi Farre ka thënë se Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet në Camp Nou. Por, për të ndodhur një gjë e tillë sipas tij, sulmuesi brazilian fillimisht duhet të kërkojë falje ndaj klubit. Neymar kishte një periudhë të suksesshme me Blaugranët, por pastaj befasoi të gjithë në vitin 2017 duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për shumën rekord 222 milionë euro.
Që nga atëherë, Neymari ka shënuar 50 herë në 59 takime në Ligue 1, ndërsa ka asistuar në 29 të tjerë, por edhe që ka vuajtur nga shumë lëndime. Sidoqoftë, Farre beson se braziliani dhe Lionel Messi mund të luajnë sërish së bashku. Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet, por fillimisht duhet të kërkojë falje për veprimet që ka bërë”, ka thënë ai për RAC1. Ne kemi biseduar me njerëzit e tij dhe ata na kanë kërkuar ‘rikthim në shtëpi.
“Kush nuk do të dëshironte lojtarin e tretë më të mirë në botë në skuadër? Ka një opsion si kërkesë për transferim e që do të kushtonte rreth 40-45 milionë euro”, ka shtuar më tej Farre. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të jetë në gjendje të rikthejë Neymarin në skuadër, apo mund të humbë edhe Messin në verën e vitit të ardhshëm.