Neymar dëshiron të vazhdojë karrierën në PSG. Pas het-trikut në Ligën e Kampionëve kundër Basaksehir, Neymar ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar se dëshira e tij është të qëndrojë në Paris dhe të rinovojë kontratën.
“Jam shumë i lumtur në Paris, jam i lumtur në klub, me shokët e skuadrës. Idenë e largimit nuk e kam në kokë, duhet të diskutojmë për kontratën. Kemi marrëdhënie të mira dhe jam shumë i lumtur, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Neymar për RMC Sport
Ky reagim i Neymar erdhi pak ditë pasi tha se sezonin tjetër “dëshiroj të luaj sërish me Leo Messin”. Duket se diçka po ndodh dhe thashethemet po rriten dita ditës së Leo mund t’i bashkohet Neymarit te Parisi.