Nuk ka më dyshime, Radja Nainggolan do të rikthehet te Cagliari. Interi ka pranuar huazimin e 32-vjeçarit tek ekipi sard deri në fund të sezonit, madje do të paguajë një pjesë të rrogës së tij.

Vetë “ninxha” ka zyrtarizuar gjithçka me anë të një postimi në Instagram. Kjo është hera e tretë që “luftëtari” belg i mesfushës do të mbajë veshur fanellën e Cagliarit.

Postimi i Nainggolan: Dëmtimi i rëndë i kroatit Rog ndikoi që klubi ishullor të nxitonte për të mbyllur marrëveshjen me Interin. Nainggolan do të kryejë sot vizitat mjekësore.