Kejsi dhe reperi Stresi janë një ndër çiftet më të përfolura në showbiz-in shqiptar.
Ata kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar me ulet dhe ngritje. Nëna e reperit sot fetson ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim me fjalë të ndjera nga Stresi.
“Nese nje dit nuk do jesh prane meje dije se cdo mengjes do I laj syte me Lotet e tu , Ah moj e shtrenjta Nene falenderoj allahun e madh qe me dha mundesine te jetoja jeten dhe te njoha ty Nene. Sa tkem jet ne kete jete te jam mirnjohes. Sonte eshte ditelindja jote dhe un te uroj edhe 100 vite te lumtura e shtrenjta Nene”-shkruante reperi krahas postimit të tij.
Por nuk ka munguar dhe urimi i Kejsit për vjehrrën. Pavarësisht lidhjes së komplikuar mes çiftit Keisi vazhdon të ruajë të njëjtin respekt për vjehrrën, të cilën e quan “e shtrenjta” e saj. Ajo ka publikuar disa foto në ‘Insastory’ me mamanë e Stresit dhe i ka uruar ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen! Të përqafoj me mall dhe të uroj 100 vite të lumtura! E bukura ime! Edhe 100 e shtrenjta jonë!” shkruan Kejsi në postimeet e saj.