Sipërmarrësi amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk ka njoftuar datën e shumë pritur nga njerëzit se kur do të mund të udhëtojnë për në planetin Mars. Ai, duke folur në ndarjen e çmimeve Axel Springer në Gjermani është shprehur se “Ndoshta do të bëhet për 6 vjet. Nëse jemi me fat, mbase 4 vjet më vonë”.
Musk gjithashtu tha se një anije pa njerëz është planifikuar të dërgohet në Mars brenda dy viteve, dhe kapsula Crew Dragon e prodhuar nga SpaceX, ka filluar testimin. Janë, Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker nga NASA si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia e Kërkimeve Hapësinore Japoneze, ata që janë dërguar në stacionin hapësinor me kapsulën e Crew Dragon.