Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave, madje shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë. Ajo mund të tregojë shumë për personin që jeni, ose lë gjurmë, ose mund të lërë shije të keqe. Njihuni tani me pesë shenjat e horoskopit që puthin më mirë.

Dashi-Njerëzit e kësaj shenje gjithmonë do të përfundojnë duke ju befasuar, pasi ata janë më të nxehtët në zodiak. Në përgjithësi, janë njerëzit që kur ju puthin, ju bëjnë të ndjeni fluturat në stomakun tuaj.

Binjakët-Pasioni e karakterizon këtë shenjë. Edhe pse duken të thatë dhe të largët, ata janë njerëz që arrijnë të tregojnë dashurinë dhe butësinë e tyre përmes një puthjeje.

Virgjëresha-Ata janë njerëz shumë të butë dhe ju nuk do të mund të harroni një puthje të dhënë prej tyre.