Mbrëmjen e kaluar bëri xhiron e rrjetit videoja e “princit modern” të “Love Story”, Saimirit, i cili i dhuroi puthjen e parë në këtë reality-show Silvanës. Afrimiteti i tyre u vu re nga të gjithë, ndaj motra binjake e Silvanës, Albana, njoftoi largimin nga emisioni pasi ky ishte pakti që kishte bërë që në fillim të nisjes së “Love Story”. Pavarësisht se Saimiri dhe Silvana i dhuruan puthjen e parë njëri-tjetrit, “princi” zgjodhi një tjetër emër kur u pyet se cilën prej vajzave në “Love Story” e sheh si partner e tij të ardhshme.

Saimiri veçoi kokëkuqen Xhesi, duke treguar se ndihej shumë mirë me të. “Ndihem shumë mirë, shumë komod. Vajzat më kanë dhënë shumë dashuri. Sigurisht që u nisa me idenë që do e gjej këtu parteren, por ishte akoma një ëndërr, tani e përjetoj. Ka disa nga vajzat që janë më interesante, që i shoh ndoshta edhe si partnere në të ardhmen. Kam pasur një përshtypje të mirë për Xhesin dhe vetëm ma ka përforcuar atë mendimin pas takimit që kisha.Më pëlqen që është një vajzë e thjeshtë, e sinqertë. Nga sjellja dhe  nga karakteri e shoh që mund të jetë partnerja ime e ardhshme”- ka treguar Saimiri.