Një çift në Indi vendosën që të martohen edhe pasi nusja rezultoi pozitive për Covid-19 në ditën e madhe. Në një video e ndarë në mediat sociale, çifti duket i veshur me pajisje mbrojtëse për koronavirusin, ndërsa performojnë ritualet e dasmës.

Prifti dhe një i ftuar që morën pjesë në dasëm, po ashtu ishin veshur me pajisje mbrojtëse. Për ta realizuar dasmën, dyshja morën leje nga nga autoritetet Shëndetësore në vend.