Protestuesit kërkojnë praninë e Presidentit në shesh. Mes tyre, që janë mbledhur përpara kryeministrisë dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, ka të rinj që thërrasin emrin e Ilir Metës. “O Ilir Meta ku je…ku je o Ilir Meta,”- dëgjohet të thotë një djalë.

Më pas, kësaj thirrjeje i bashkohet edhe reperi Arkimed Lushaj që njihet ndryshe si Stresi. “A do e ngresh popullin, ku je…jemi këtu për Klodianin,”- shton ai. Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e v r a u efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Protesta është zhvilluar me përpl asje të forta. Deri më tani numërohen 11 të pl ag osur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.