Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PD, Romeo Gurakuqi, pasi ky i fundit e akuzonte për përjashtimin e tij si kandidat për zgjedhjet e ardhshme. Në reagimin e tij, Nishani ka nxjerrë edhe dy pseudonime sigurimsash, duke pretenduar se ata janë i ati i Romeo Gurakuqit dhe vetë Romeo Gurakuqi. Pas deklaratës të Nishanit, ish-deputeti Romeo Gurakuqi reagoi në Facebook dhe dje tha për mediat se ka paditur ish-presidentin për shpifje dhe prishje imazhi. Ky është reagimi i Bujar Nishanit Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tm erru ara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve. Romeo na u shfaq si shp ifësi or di ner i radhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish- bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë.

Të nderuar miq! E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish- president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh. Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj. Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë. Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës! Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë. Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë d ë nu ar nga gjykatat e këtij vendi si “shp ifës”.

Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë! Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi! Para zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të s ul mo nte e sh ante në media Sali Berishën.

Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”. Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër. Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar. Romeo 2017, e lëshon gjuhën me ak uza ba na le pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë. Si një ish- ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Jam i bindur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz. Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vr as ës, tr afik antë, rr ë mb yes e zh vatës për deputetë. Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat.
Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.

A e dini pse? Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta. Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha. Pa perjashtim! Nuk ka alternativë dhe as shpëtim! Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje!