Organizata botërore e shëndetësisë i ka bërë thirrje evropianëve të mbajnë maskën në mbledhjet dhe grumbullimet familjare gjatë festave të fundivitit. OBSH-ja ka paralajmëruar Evropën se ka një rrezik të lartë për një valë të tretë me COVID-19, në pjesën e parë të vitit 2021 nëse nuk kujdesen sa duhet për të mos përhapur virusin.
Shumë vende në botë po përjeton këtë valë të dytë të infeksionit me shumë raste dhe viktima ditore. Një ndër shtetet ku së fundmi ka regjistruar një rekord rastesh është Gjermnia, e cila mori dhe masa tepër shtrënguese, si mbylljen e shkollave dhe një pjesë të bizneseve.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vaksina e parë në Evropë do të autorizohet brenda një jave dhe do të shpërndahet për të gjithë.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i parë i cili ka nisur vaksinimin e qytetarëve, duke vijuar me Kanadan dhe SHBA, të cilat kanë vendosur të përdorin vaksinën Pfizer. Ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë vendi i katërt në botë që ka nisur vaksinimin por duke përdorur një vaksinë kineze.