OBSH thotë se ndërsa situata epidemiologjike mbetet e brishtë, një shqetësim të madh përbën tani një bum I rasteve ne rajonet qendrore të saj, në Ballkan dhe Kaukaz. “ Në këto rajone, situata nuk është e stabilizuar për momentin”, tha Dr Catherine Smallwood në një konferencë për shtyp. Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia rezultojnë me numrin më të lartë të infektimeve në për 100,000 banorë në Europë gjatë këtyre dy javëve të fundit. Sipas Euroneës, Serbia ka regjistruar këtë periudhë rreth 7,000 raste të reja në ditë, ndërsa Kroacia me rreth 4 milionë banorë, ka pasur 3 mijë raste ditore.

Kryeministri Andrej Plenkoviç i cili kohët e fundit doli dhe vetë pozitiv, pati njoftuar kufizime të reja që përfshinin mbylljen e bareve e restoranteve, dhe kufizimin e tubimeve nga fundi i nëntorit, masa që do të mbeten në fuqi të paktën deri më 21 dhjetor. Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve, tha Smallwood nga Programi i Urgjencave Shëndetësore të OBSH-së. Ekspertet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëruan edhe një herë se “Covid 19 nuk ka ikur” dhe “nuk ka për tu larguar tani shpejt”.