Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga Krishtlindja, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dedikuar një moment në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin, sigurimit të fëmijëve në të gjithë botën për fatin e dhuratave të tyre që do t’u vijnë nga një burrë i moshuar dhe mbipeshë.

“Babagjyshi i Vitit të Ri është imun ndaj virusit dhe mund të udhëtojë kudo. Ne patëm një bisedë me të dhe ai është vërtetë shumë mirë. Ai dhe zonja e tij janë mirë dhe shumë të zënë në këto momente. Por, dua të përsëris që ai është imun”.

Ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove tha se e kuptonte që shumë fëmijë ishin të shqetësuar, për shkak se Babagjyshi është në moshë të shkuar, por ata duhet të jenë të sigurt se pandemia nuk do ta ndalojë Babagjyshin të udhëtojë nëpër botë dhe të shpërndajë dhuratat.

Ajo edhe garantoi se OBSH kishte biseduar me shumë liderë botërorë që kishin thënë se ata kishin zbutur masat e karantinës që po pengojnë udhëtimet globale dhe do ta lejojnë Babagjyshin dhe drerët e tij të fluturojnë në hapësirën ajrore të tyre. Por, ndërsa jepte këtë lajm të gëzuar, ekspertja e OBSH-së po ashtu tërhoqi vëmendjen se është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët e botës ta kuptojnë se distancimi fizik me Babagjyshin dhe me fëmijët e tjerë po ashtu, duhet respektuar në mënyrë strikte.