Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të rrisin masat anti-COVID si pasojë i variantit të ri të COVID-19 që është shfaqur në Britaninë e Madhe. Sipas OBSH-së përveç Britanisë, nëntë raste të këtij varianti të ri të koronavirusit janë raportuar në Danimarkë, një në Hollamd dhe një në Austri.
“Në Evropë, transmetimi i virusit është intensivë dhe i shpejtë shtetet duhet të rrisin kontrollin dyfshish me qëllim parandalimin e përhapjes” ka thënë OBSH-ja. Disa vende evropiane vendosën të dielën të pezullojnë të gjitha fluturimet nga Britania pas zbulimit të llojit të ri të koronavirusit për të cilin Londra tha se ishte “jashtë kontrollit”
OBSH vuri në dukje shenjat paraprake që varianti ri mund të jetë në gjendje të përhapet më lehtë midis njerëzve, ai tha se nuk kishte asnjë provë për të treguar ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes, por kjo është gjithashtu nën hetim. Javën e kaluar, Evropa u bë rajoni i parë në botë që kaloi 500,000 vd ek je nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, duke shënuar më shumë se 1.6 milion vi kt ima në të gjithë botën.