Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën Hans Kluge u ka bërë thirrje njerëzve që të rrinë në shtëpi për Krishtlindje. Ai këmbënguli se thyerja e rregullave anti-Covid nuk ia vlen për rr ezikun që mund t’ju ka no set si pasojë e virusit.
Në një deklaratë Hans Kluge citohet të ketë thënë: “Mbetet një ndryshim midis asaj që ju lejohet të bëni nga autoritetet tuaja dhe asaj që duhet të bëni . Kemi edhe disa muaj sakrificë përpara dhe mund të sillemi tani në një mënyrë për të cilën do jemi krenar. Kur shohim prapa në këto kohëra të pazakonta, shpresoj se të gjithë do të ndihemi se kemi vepruar me një frymë njerëzimi të përbashkët për të mbrojtur ata në nevojë.”
Dr. Kluge tha po ashtu se pandemia ka goditur komunitetet në të gjithë Evropën, duke paralajmëruar veçanërisht mbi ndikimin e saj në shëndetin mendor. Covid-19 i ka ndarë familjet dhe komunitetet nga njëri-tjetri, falimentuan bizneset dhe i ka privuar njerëzit nga mundësitë që një vit më parë i kanë marrë si të të mirëqena. Nga ankthi rreth transmetimit të virusit, ndikimi psikologjik i karantinave dhe vetë-izolimit, te efektet e papunësisë, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social – ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë afatgjatë dhe i gjerë