Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II dhe princi Filip, do të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech kundër COVID në javët e ardhshme. Sipas mediave britanike mbretërit më të vjetër të Britanisë do të vaksinohen në mënyrë që edhe qytetarët e tjerë të jenë të sigurt për efikasitetin e saj.
Të parët që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit dhe kujdestarët e tyre si dhe personeli mjekësor. Britania ka porositur paraprakisht 40 milion doza të vaksinës në total dhe do të marrë një sasi fillestar prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme.