Zvicra ka njoftuar se nga 22 dhjetori të gjitha restorantet, palestrat dhe qendrat sportive do të mbyllen për një muaj, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të koronavirusit. Qeveria zvicerane gjithashtu i ka kërkuar fuqimisht popullsisë të qëndrojë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Rastet e Covid në Zvicër dhe në Liechtestein kanë tejkaluar 400 000, ndërsa numri i vi ktim ave ka kaluar mbi 6000.
Në Suedi mbajtja e maskave do të bëhet me detyrim nëse udhëton në trafikun publik. Kryeministri urdhëron mbylljen e qendrave sportive, muzeve dhe pishinave, nuk lejohen më shumë se 4 vetë në të njëjtën shoqëri në restorante si edhe do të ndalohet shitja e alkoolit pas orës 20:00 duke filluar nga data 24 dhjetor. Gjimnazet do të vazhdojnë mësimin nga shtëpia në 24 janar. Suedia regjistroi një rekord të ri të rasteve të koronavirusit në një ditë me 9654 infeksione të reja kundrejt 8881 të një dite më parë.
Po kështu, është rritur edhe numri i viktimave, në 24 orët e fundit, raportohen 100 të tjera, duke e çuar në 7993 numrin total të vdekjeve në vend. Shkalla e vd ekj es në Suedi, i vetmi vend në botë që nuk ka zbatuar asnjë bllokim kundër Covid, është shumë më i lartë se fqinjët e saj.