Ditët e fundit SHBA-ja ka regjistruar shifra të lartë të të infektuarve me Covid-19. Në vetëm pesë ditët e para në muajit dhjetor janë regjistruar mbi 1 milion raste të infektuar me koronavirus sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Kujtojmë që në SHBA janë regjistruar 14,584,706 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 281,206 persona. Ndërsa në botë numri total i rasteve me Covid-19 është 66,623,914 të infektuar nga të cilët kanë humbur jetën 1,530,296 persona.