Nga Klevis Bakillari/

Edi Rama, natyrshëm, ështe lideri me cilesi larg te zakonshmes. Ai qëndron  akoma me larg e më lartë, krahasuar me lideret aktual dhe te shkuar te Shqiperise. Shnderrimi dhe skalitja e Tiranes ne nje mozaik urban ishte prova dhe fakti i fresket per liderin e ri mbarekombetare qe do te vinte në 2013. Vit që solli frytet politike nepermjet nje mbeshtetje te pakushtezuar mbarepopullore. Ishte kjo mbeshtetje,masive, qe e beri ate te guximshem. Të guximshem per ta shkeputur vendin nga hijet dhe fijet e koklavitura te se shkuares dhe per te  krijuar epoken e Shqiperise se re. I gjendur cdo dite ne krye te nje pune te kryer dhe nje te re,  Edi Rama eshte artisti politikan qe po restauron Shqiperine, per te ardhmen. Idetë e nje spektri te gjere mbi ekonomizimin, urbanizimin, socializimin dhe kulturalizimin e shoqërisë, e kane bere qender gravitacionale figuren e tij, ne Ballkan e më gjerë.

Lideri i duhur eshte ai që udhëhiqet nga busulla e brendshme e moralit. Që bëhet ndikues tek të tjerët, përmes unit të tij. Ai që gjeneron dhe rigjeneron ide dhe alternativa. Që sjell ndryshimin me zhvillim. Që krijon duke permirësuar. Që është autentik,optimist, nismëtar dhe proaktiv politikisht. Që vrapon me hapin dhe stilin perendimor. Që dita e re , e gjenë lider te ri. Ky eshte padyshim, Edi Rama. I pajisur me patos dhe patriotizëm, Ai e nxori nga shiu ne diell dhe e kthehu në shina gjithë makinerine ekonomike te vendit. Nje makineri ingranazhesh te ndryshkura, e flakur dhe e plakur  në letargjinë postdiktatoriale. Projektet e rilindjes urbane dhe sociale, ia lanë fytyrën çdo qyteti. Në sytë e qytetarëve dhe turistëve, Shqipëria sot është më komode,më mikëpritëse dhe më e pastër. Ai arriti të nxjerrë më të mirën nga skuadra dhe të formojë një konglomerat vlerash fuqizuese të qeverisjes. Vizioni emancipues dhe artistik , e gjejnë kryeministrin tonë në horizonte të pakufij.

Trashegimia e korrupsionit u këput me zhvillimin e reformës në drejtësi. Produkti i reformimit te sistemit gjyqësor do të bëjë që jeta demokratike dhe sociale të jetë me e drejte ne Shqiperi. Ky reformim i bërë, eshte edhe formati i drejtesise se re . Nje iniciativë direkte e kryeministrit, te cilin, sfida e re e gjenë fitimtar të sprovuar. Shqipëria, pas 30 viteve, pësoi frenim të fortë të tranzicionit. Vendi është në prag të çeljes së negociatave. Dhe si çdo ëndërr e vjetër apo e re, e gjenë Kryeministrin, në realitete të plotësuar.
I ndodhur prej një viti në fushëbetejë me pasojat infrastrukturore dhe humanitare prej tërmetit dhe pandemisë, lidershipi paneuropian i Edi Ramës, ia doli të mbledhë fondet e domosdoshme për rindërtim e kujdes social. Misioni i ri, e gjenë hero të përbetuar. Ai është shembulli simbiotik i vizionit dhe optimizmit. Është shembulli që duhet ndjekur. Lideri që rend pas ëndrrës proeuropiane. Është Kryeministri që duam dhe figura mbarëshqiptare e shqiptarizmës në glob.