Të premten, Parlamenti i Zvicrës miratoi një projekt-ligj që lejon çiftet e së njëjtës gjini të martohen. Me këtë vendim Zvicra , u bashkohet pjesës më të madhe të vendeve evropiane për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).Por, vetë zviceranët do të kenë fjalën e fundit mbi këtë çështje pasi partia ultra-konservatore e Unionit Demokratik Federal ka njoftuar se do të kërkojë që legjislacioni të vihet në një referendum.
Këshilli i Evropës i thotë Polonisë të ndalojë “stigmatizimin” e komunitetit LGBTI
Zvicra është një nga vendet e pakta evropiane ku martesa mes së njëjtës gjini nuk është e ligjshme. Vendi lejon çiftet e gjinisë së njëjtë të hyjnë në “partneritete të regjistruara”, por kjo nuk siguron të njëjtat të drejta si martesa, duke përfshirë marrjen e shtetësisë dhe birësimin e përbashkët të fëmijëve.Të dyja dhomat e parlamentit kanë miratuar tani projekt-ligjin pas raundeve të shumta të debatit që nga viti 2013. Formulimi i projektligjit lejon homoseksualët dhe lezbiket të martohen dhe lezbiket të kenë akses në dhurimet e spermës.
“Kjo është një fitore historike për të drejtat e Komunitetit LGBTI”, shkroi Amnesty Switzerland në një postim. Shoqata e Familjeve Rainbow, e krijuar më 2010 për të mbrojtur interesat e prindërve homoseksualë në Zvicër, tha se po përgatitej që çështja të hidhej në një votim popullor.
“Nëse kundërshtarët fillojnë një referendum, ne jemi gati”, tha Matthias Erhardt, nga kjo shoqatë.“Ne kemi 82 për qind të popullsisë prapa nesh dhe, në sajë të mobilizimit të komunitetit LBGT, organizatave tona partnere dhe partive politike që na mbështesin, ne do të jemi në gjendje të rrisim më tej pranimin e personave LGBT në shoqëri”, tha ai.