Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit ish-prefekti i Kukësit, Ismet Jaku. Ai ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2013, ndërsa së fundmi ka qenë mes njerëzve më të kualifikuar në garën brenda Partisë Demokratike në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Jaku ishte një ndër njerëzit më të rëndësishëm të PD në qarkun e Kukësit.