Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të dashura të publikut. Edhe pasi u ndanë të gjithë donim t’i shihnim sërish bashkë. E tani që janë bashkë mezi presim të mësojmë detaje të reja rreth tyre. Që patën një krisje dhe u ndanë për disa kohë këtë e dimë, por a u divorcuan Mozzik dhe Loredana?

Asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth kësaj pyetje dhe nuk dimë të themi nëse ata janë martuar sërish pas ribashkimit apo jo. Pak ditë më parë fansat kanë kapur një detaji tepër të bukur. Bëhet fjalë pikërisht për një unazë në gishtin e Loredanës…në fakt në gishin e martesës. Për më tepër është një unazë rreth, tipike unazë martese, dhe nuk ngjason me aksesorët e zakonshëm dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ndoshta ia ka dhuruar Mozzik ose reperja ka rivendosur unazën e martesës. Ajo postoi një video në Instastory ku shihej në makinë duke pirë cigare, por gjithë vëmendjen e mori unaza e saj të cilën nuk ia kishim parë më herët.

Pas këtij detaji, duket se çifti ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm. “News31.al” raporton së fundmi se ata kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani.
Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë. Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të Loredanës ku u shfaq edhe Mozzik. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Reperi shprehet në një moment se: Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.” Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani. Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”- janë këto fjalët e Mozzik për reperen. Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë.

Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme. Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër. Prej kohësh mjaft detaje vërtetonin faktin se ata ishin bashkë, që nga vendet e përbashkëta, rrobat e njëri-tjetrit, apo fotografitë e kapura mat nga paparacët. Më në fund ata janë sërish bashkë dhe fansat janë të gjithë të lumtur.