Nga Ilir Beqaj

Ka një përpjekje të PD-së dhe LSI-së për të orientuar opinionin publik se protestat e ditëve të fundit nuk janë të organizuara prej tyre, por janë shprehje e zemëratës rinore dhe se ato e kanë për detyrë t’i mbështesin. Zjarrvënia ndaj selisë së PS-së në Shkodër ka qënë nga ngjarjet e dhu nsh me kulmore në protestat e këtyre ditëve. Po rradhis disa fakte për të lënë këdo të bëjë vlerësimin e vet. Protesta e të shtunës në Shkodër u lajmërua që të premten, madje edhe intenerari i saj përfshirë selinë e PS-së.
Vetë kryetarja e bashkisë Shkodër u vu në krye të protestës.

Çfarë duhet të mendojë kushdo që proteston dhe që di se në krye të protestës është dikush që deklaronte para një viti e gjysëm se “Po të kisha edhe unë Molotov do të gjuaja edhe unë me Molotov ….”? Ja cilët janë disa nga personat e proceduar nga policia për dh u n ën në protestën e të shtunës në Shkodër: · Kryetarja e Bashkisë · Bashkëshorti i kryetares së Bashkisë · Nënkryetari i Bashkisë · Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki · Polic bashkiak · Kryetari i FRPD

Atëherë, të rinjtë shkodranë janë të “zemëruar” apo të instrumentalizuar nga Partia Demokratike në Shkodër? Shkodra është i vetmi qytet ku “zemërimi” rinor nuk ka cënuar (për fat të mirë) zbukurimet e vëna nga bashkia në prag të festave të fundvitit. Si është e mundur që “zemërimi” rinor e ka kudo, përveç Shkodrës, me zbukurimet e fundvitit? Që në fillim të javës, pa ia kërkuar askush, Sali Berisha riktheu pjesë të retorikës politike mburrjet e tija pse kishte v r a r e 4 vetë në 21 janar 2011 dhe keqardhjen që nuk v ra u dot më shumë në 22 janar 2011 përfshi edhe vetë Edi Ramën. Besoj se është e qartë botërisht se kush e frymëzon, organizon, madje edhe realizon dh un ën e javës së fundit.