Me një strategji të ngadaltë dhe të qëndrueshme, Bashkimi Europian mund të mos fitojë garën e vaksinave, por shpreson se do të fitojë besimin e njerëzve. Pasi Britania e Madhe autorizoi vaksinën e BioNTech / Pfizer, 27 vendet e BE-së u përpoqën të qëndronin të prera në vendimin e tyre për të pritur rishikimin dhe autorizimin e plotë nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). “Ideja nuk është që ne të jemi të parët, por … të kemi vaksina të sigurta dhe efektive,” u tha gazetarëve Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn pas një takimi të ministrave të shëndetësisë. Edhe pse një pjesë e opinionit publik nisi të ushtronte presion për shpejtimin e procesit të vaksinimit, shumica e vendeve anëtare, e cilësuan të nxituar vendimin e Britanisë për të nisur shpërndarjen e dozave të para javën e ardhshme.
Komisionerja Europiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides theksoi se BE do të presë deri në fund derisa EMA të shikojë të gjitha të dhënat do të sigurohet që qytetarët duhet t’i besojnë vaksinës kur të miratohet përfundimisht dhe të shpërndahet. “Siguria e vaksinave është përparësia numër një,” tha ajo. “Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ndjehen të sigurt për të shkuar dhe për t’u vaksinuar.” Komisioni i shtyu vendet e BE të hynin në bord me vizionin e tyre madhështor për një plan për koordinimin e vaksinimit, në një takim virtual të ministrave të shëndetësisë. “Gabimi më i madh që mund të bëjmë është të përqendrohemi vetëm në vështirësitë e sotme, ato janë të rëndësishme, por pastaj duhet të përqendrohemi tek e ardhmja,” tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. “Një plan i përbashkët vaksinimi i dedikohet jo vetëm zgjidhjes së krizës aktuale, por ka të bëjë edhe me një vizion për Europën. ”
Por ky vizion madhështor u hodh plotësisht në erë të mërkurën nga lajmet e mëdha që erdhën nga një vend që po largohet nga BE-ja. Britania e Madhe po nxjerr vaksinën e koronavirusit BioNTech / Pfizer duke anashkaluar mekanizmin e miratimit të BE-së. Ajo po përdor si rrugëdalje ligjin e BE-së që lejon vendet të nxjerrin një vaksinë në treg menjëherë në rast urgjence në vend që të presin autorizimin e EMA-s.
Por kur do të nisin vendet anëtare vaksinimin? “Ne nuk mund të parashikojmë një datë me siguri … por shpresojmë që deri në fillim të vitit të ardhshëm, vendet anëtare do të jenë në gjendje të fillojnë vaksinimin,” tha Kyriakides. “Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është që pasi të autorizohet dhe prodhohet, vaksinat do të jenë në dispozicion të vendeve anëtare në të njëjtën kohë.” Ministri Spahn mbrojti vendimin e Gjermanisë dhe BE. Ai tha se vendet e BE “mund të kishin lëshuar një autorizim të tillë emergjent nëse do të dëshironim, por ne vendosëm kundër kësaj lëvizjeje.
“Ajo që kemi zgjedhur ishte një qasje e përbashkët europiane për të ecur përpara së bashku,” vazhdoi ai. “Vërtet mund të ketë ndryshime në lëshimin e autorizimeve midis SHBA-së Britanisë së Madhe dhe BE,” shtoi ai. “Por ne do të kemi gjithashtu mundësi për të mbledhur më shumë informacion.” Spahn gjithashtu i kujtoi britanikëve se vaksina që Londra do të fillojnë të përdorin javën e ardhshme u zhvillua kryesisht nga një kompani gjermane bioteknologjike e financuar me fondet e BE-së: “Nëse një produkt nga Bashkimi Europian është aq i mirë, sa autorizohet kaq shpejt në Britani, tregon ajo që është më e mira është bashkëpunimi europian dhe ndërkombëtar “.
Jo të gjithë janë entuziastë për qasjen e ngadaltë dhe të qëndrueshme duke pasur parasysh që vendet e BE-së nuk do të marrin doza vaksinash derisa të vijë miratimi nga EMA. Ministri maltez i Shëndetësisë Christopher Fearne vlerësoi përpjekjet e BE për të blerë së bashku një vaksinë, por tha se mund të jetë e dobishme për EMA të “shpjegojë për publikun e gjerë europian” arsyen e vonesës në vendim.
“Ndërkohë që të gjithë qytetarët shikojnë se çfarë po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë duke e bërë këtë pyetje,” shtoi Fearne. Edhe pse vendet e BE-së kryesisht i qëndruan vendimit të tyre për t’u bashkuar në një strategji të përbashkët vaksinimi, ata i treguan të mërkurën Komisionit vijat e kuqe. Duke komentuar planet e Komisionit për një strategji të përbashkët për vaksinimin dhe menaxhimin e krizave, shumë shprehën shqetësim rreth shtytjes së Brukselit për të forcuar rolin e BE-së në bashkëpunimin shëndetësor. Kryeministri danez Magnus Heunicke pranoi se pandemia kishte zbuluar dobësi në mekanizmat e menaxhimit të krizave në Europë. “Por ne kemi shqetësime në lidhje me ndarjen e kompetencave”, tha ai. Ministri Bullgar i Shëndetësisë Kostadin Angelov shkoi më tej, duke thënë se disa nga propozimet e Komisionit “shkelin” fuqitë e vendeve anëtare, të cilët mbajnë përgjegjësi para votuesve.(SI)