Një reporter i BBC pasi mbaroi intervistën me kryeministrin Boris Johnson i bëri një pyetje të cilën ia kishte kërkuar mamaja e tij personalisht. Përse nuk i kreh kurrë flokët? Madje as kur i drejtohesh popullit apo përfaqëson atë në arenën ndërkombëtare, nuk i kreh flokët..

Përgjigjja e kryeministrit të Britanisë ishte: E bëj. I kërkoj ndjesë. Bëj më të mirën për ta. Të garantoj që I kreh flokët. Madje kam dhe një krehër në zyrë. Megjithatë dërgoji urimet më të mira mamasë tënde për krishtlindje dhe i kërkoj ndjesë për flokët e mi, por kështu i kam.