Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se kuqezinjtë janë duke punuar për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve dhe se Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer kanë ndikuar në rritjen e skuadrës. Milani e mbizotëroi futbollin italian në vitin 2020 dhe e përfundoi vitin në krye të renditjes në Serie A, me një pikë epërsi ndaj rivalit, Inter.

Arteta konfirmon se Arsenali do t’i largojë shumë lojtarë në janar, ndër ta dhe Mustafin. Por pavarësisht se kuqezinjtë janë liderë në ligë, Pioli thekson se synimi kryesor i skuadrës së tij është rikthimi në Ligën e Kampionëve.

“Ne do të punojmë për t’u përmirësuar. Dhe, po, për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve. Klubi nuk na ka kërkuar asgjë, sepse nuk dëshiron të na bëjë presion”, tha Pioli. “Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë gjithçka për ta kthyer Milanin aty ku duhet të jetë: në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.