Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka humbur nga COVID një person të rrethit familjar. Betejën e ka humbur Mark Gjoka. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndreu me anë të një postimi në rrjete sociale i cili shkruan se Gjoka është kushëriri i tij.

“Të qofte dheu i lehte Mark Gjoka! Kushëriri im që më ka impresionuar gjithë jetën me bu rrninë, besnikërinë, përkushtinin, dashamirësinë dhe gjithçka pashë te ti ! Burrë i rrallë që mishëronte me të mirën e shtëpisë së madhe të “Jakajve”! Modeli i b urrit qe eshte veshtirë ti ngjash ! Jam i pikëlluar pafund per ikjen tënde, pas lu ft ës se gjatë me mortajën COVID! Do na mungosh, por prehu i qetë se na ke lënë vlera burri që s’na le të harrojmë”, shkruan Ndreu.