Alvaro Morata e ka turpëruar veten dhe është shndërruar në objekt talljeje në rrjetet sociale, pas një rasti të humbur në barazimin e Juventusit me Atalantan të mërkurën. Morata zihet në pozitë jashtë loje shumë shpesh dhe sulmuesi spanjoll mbeti duke shikuar dhe duke shpresuar se gjyqtari anësor e kishte ngritur flamurin, kur nuk ia doli të shënoi në porën boshe.
Spanjolli ishte përballë portierit Pierluigi Gollini dhe vendosi t’ia pasojë topin Cristiano Ronaldos sa për të krijuar rrëmujë të panevojshme. Portugezi dështoi të shënoi dhe nga topi i kthyer, Morata u mundua të shënojë me thembër në portën boshe. Por goditja e tij ishte e tmerrshme dhe vetëm sa ndihmoi në turpërimin e tij.