Luigi Soreca duke shpërndarë postimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, ka bërë apel që të ecet sa më shpejt drejt plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, shkruan se KED duhet të përfundojë vlerësimet e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira të punës në Gjykatën Kushtetuese.

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira të punës në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në propozimet e Komisionit të Venecias. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një kusht kyç për të filluar bisedimet e pranimit të Bashkimit Evropian të Shqipërisë.”