Mauricio Pochettino është pranë emërimit trajner i Paris Saint-Germain, pas shkarkimit të trajnerit të deritanishëm Thomas Tuchel. PSG-ja e shkarkoi sot trajnerin gjerman Tuchel, pas pakënaqësive me punën e tij dhe pritet ta zëvendësojë atë me një top trajner, raporton Gazeta Express.
Ish-trajneri i Tottenhamit është i papunë dhe ka qenë në bisedime me drejtorin e PSG-së, Leonardo, në javët e fundit. Sipas ekspertit të afatit kalimtar të futbollistëve dhe trajnerëve, Fabrizio Romano, Pochettino do të emërohet trajner i PSG-së në orët në vazhdim, sapo të zgjidhen detajet e fundit. Në listën e PSG-së thuhet të jenë edhe Max Allegri dhe Thiago Motta.