Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin “Këmba e Artë 2020”, i cili ndahet nga Klubi i Kampionëve të Botës për lojtarët mbi moshën 28-vjeçare, të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme. Su lmu esi 35-vjeçar u njoftua më 1 dhjetor se ai është fitues i këtij çmimi për vitin 2020, por trofeun e mori vetëm të dielën më 20 dhjetor.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë është shprehur i lumtur dhe i nderuar me çmimin. “Jam i nderuar që e fitoj çmimin Këmba e Artë dhe që do të pa vd ekë sohem në Promenadën e Kampionëve në Monako, së bashku me disa prej legjendave më të mëdha të futbollit!” shkroi Ronaldo në Instagram. “Jam i përulur dhe dua t’i falënderoj të gjithë tifozët në mbarë botën që votuan për mua”, shtoi ai.

Ky çmim është ndarë 18 herë deri tani, ndërsa Ronaldo është portugezi i parë që fiton atë. Në garë për të ai i mposhti yjet si Lionel Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal.