Mediat pranë PD-LSI janë shprehur entuziaste pas djegies së selisë së PS-së në Shkodër.
Sipas tyre, protuestuesit i treguan vendin Ramës.
Por, duke qenë se djegia e selisë së PS-së rezultoi një boomerang për opozitën në rrjetet sociale, pasdite ndryshuan qendrim.
Voltana Ademi, Sali Berisha dhe më pas gjithë mediet që e ndjekin nga pas dhe financohen nga familja e tij, dolën me një pretendim të ri.
Sipas tyre, në fakt përgjegjëse për djegien e selisë së PS-së është Policia, pasi i ka provokuar duke mos ndërhyrë t’i pengojë.
Dhe ata aq kanë dashur e kanë ndezur zjarrin.
Pra, faji nuk është i tyre që vunë zjarrin, por i policisë që nuk ndodhej në vendin e ngjarjes.
Por ndërkohë, kur policia ndërhyn për t’i penguar, e akuzojnë atë për dhunë.
Tani nuk merret vesh se çfarë duan, të protestojnë e të bëjnë ç’të duan, pa ndërhyrë policia, apo e kundërta!