Protestuesit janë zhvendosur në shesh, ku siç shihet në pamjet kanë prishur zbukurimet për festat e Vitit të ri.
Pas pemës te Kryeministria, protestuesit kanë prishur edhe pemën në shesh. Një pjesë e protestuesve janë rikthyer sërish te Ministria e Brendshme, ku protestuesit kanë nisur të thyejnë çdo xham dhe objekt tjetër rreth saj. Disa prej tyre hapin një nga dritaret e ministrisë, i vihet flaka njërës prej perdeve.