Nga Mustafa Nano
Unë besoj gjithnjë e më pak se demokracia është diçka e aplikueshme në Shqipëri. Ky mosbesim e ka zanafillën që herët, në vitin 1992, teksa ata të cilët morën në dorë fatet e vendit pas di ktat urës gjysmëshekullore nuk vonuan të dëshmonin se kishin ardhur në pushtet me të njëjtën mendje të keqe për ta sunduar, e jo për ta qeverisur, këtë vend. Madje, në vitin 1997, nën efektin e trazirave, më vinte në mendje një frazë e Dritëro Agollit e lëshuar në kohën kur regjimi kom unist po zbythej, e kur po shtrohej nevoja e një regjimi pluralist në vend të tij. “Po të lejohet pluralizmi e lu fta politike mes partive, ne do të bëhemi si Libani,” u shpreh pak a shumë Agolli (nuk mbaj mend saktësisht në ç’rrethanë). Shumë njerëz mund të jenë të sigurt që shkrimtari i njohur, njëherësh edhe eksponent i nomenklaturës së kuqe atëbotë, i ka nxjerrë ato fjalë nga goja me synimin për t’i bërë shqiptarët t’i trembeshin rrëzimit të regjimit të tij, por le ta themi troç: një paralele e tillë nuk ishte pa gjë. Libani, ashtu si Shqipëria, ishte një shtet relativisht i ri, me histori të trazuar, me një traditë osmane, me sipërfaqe e popullsi të vogël, me diferenca të dukshme rajonale e me natyrë shumëfetare. Atje, ashtu si te ne, janë katër grupime fetare: myslimanët synitë, myslimanët shiitë, të cilët në mendjen e Agollit do t’u përgjigjeshin bektashinjve tanë, katolikët e ortodoksët. Në Liban, meqë ra fjala, edhe sot e kësaj dite i ndajnë postet publike e institucionale me logjikën e baraspeshës fetare: Presidenti u lihet katolikëve, kreu i parlamentit myslimanëve shiitë, kryeministri myslimanëve synitë e zëvendëskryeministri të krishterëve ortodoksë.
Atyre që e njohin mirë historinë e Shqipërisë, kjo praktikë libaneze me siguri u kujton regjencat shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX, të cilat përbëheshin gjithnjë prej katër vetash, që përfaqësonin katër fetë kryesore. Kështu si po shkojnë gjërat, nuk është çudi të na kthehen sërish. Fetë, në tentativën për t’u riafirmuar pas ateizmit br utal të Enver Hoxhës, janë rigjallëruar në mënyrë të eths hme. Dhe përfaqësuesit e tyre në jetën publike janë bërë radikalët e ekstremistët. Duhet t’i trembemi kësaj gjëje. Radikalizmi e fanatizmi fetar në një komb si i yni janë baras me përç arje. Dhe të mendosh që përçarja fetare nuk është e vetmja që po e bën botën shqiptare fije-fije. Është edhe ndarja politike, e cila është po aq e thellë. Ka ur rejtje mes palëve. Nuk ka në këtë botë një gjë tjetër që shqiptarët ta urrejnë më shumë se kundërshtarin e tyre politik.
Pastaj, ka edhe ndarje të tjera që po vihen re, fjala vjen ajo mes Shqipërisë e Kosovës, e cila po thellohet e po ushqehet. Deri edhe klasat politike të Prishtinës e të Tiranës kanë zënë t’i vënë stërkëmbësha njëra-tjetrës. Ndërsa elitat kulturore këtej e andej Morinës e kanë ndërprerë komunikimin mes tyre. Kjo ndarje ka bërë të riaktivizohen edhe ndarje krahinore të vjetra brenda Republikës së Shqipërisë. Në këtë kontekst të për çarjes është edhe dhuna, të cilën ne e ushtrojmë për hiçgjë, dhe e cila i jep më shumë kuptim metaforës ndj ell akeqe të Dritëro Agollit. Na e bën Libanin të afërt. Pa dhunën asnjë ndarje nuk do të ishte problem. Sepse gjithçka do të zgjidhej me shkëmbim opinionesh e me debate mes nesh. Është dh una detonatori i bombës së ndarjeve e përçarjeve. Dhe dhuna është brenda nesh. E kemi të gjithë, kush më shumë e kush më pak. Ne nuk jemi mësuar t’i zgjidhim mosmarrëveshjet me diskutime, apo me votë.
Na shijon më shumë t’i zgjidhim me dh unë. Dhe elita jonë intelektualo-kulturore, nën shembullin e asaj politike, nuk bën dot diferencën në këtë mes. Përkundrazi, është ajo që e manifeston e para qasjen e dhu nshme. Nuk janë protestues gjithfarësoj, që thyejnë ndonjë xham e ndonjë degë peme, që duhet të na shqetësojnë pra, por disa personalitete publike e politike që janë duke e frymëzuar e mbështetur idenë e demonstrimit të dhunshëm kundër institucioneve e kundër shtetit. “Dh una është e mirë, e nevojshme. Dhuna është providenciale. Pa dhunë asgjë nuk zgjidhet,” ia bëjnë në thelb ata. Ka kohë që e thonë këtë gjë. Në fillim ishin një a dy vetë, por tanimë janë bërë më shumë. Kanë formuar një klub të dhunës, anëtarët e të cilit duket se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të frymëzojnë, ose të mbështesin, zjarrvënësit. Ja, si këtë herë, duke përdorur si alibi vdekjen, prej dorës së një polici, të Klodian Rashës krejt të pafajshëm.
Dhe me këtë, kam hyrë te diskutimi mbi protestën e këtyre ditëve, që po na shpjegohet me pakënaqësinë ndaj vrasjes së Klodianit. Kjo është një pesë me hiç. Gjëja që do t’i jepte kuptim kësaj proteste do të ishte pakënaqësia ndaj përpjekjes së policisë për të keqinformuar publikun në momentet e para. Sepse kjo është e vetmja prapësi që ka ndodhur. Ishte një përpjekje jo për ta fshehur krimin, por për ta trukuar ngjarjen, në mënyrë që të merrej në mbrojtje polici fajtor, apo imazhi i policisë. Nuk ka diskutim që kemi të bëjmë me një veprim të dënueshëm. Atij që ka pilotuar ke qinformimin do duhet t’i tregohet vendi. Ai nuk e meriton të punojë në polici. Mirëpo policia nuk na ka dhënë asnjë shpjegim mbi këtë situatë. Pse u bë ai keqinformim? Kush e bëri? Çfarë mase u mor ndaj tij? Nuk kemi asnjë përgjigje.
Por mobilizimi i disa mijëra adoleshentëve në këtë moment nuk ka lidhje me mungesën e transparencës së policisë. Protestuesit adoleshentë as që e kanë idenë se ç’kuptim kanë fjalët transparencë, qeveri, maxhorancë, protestë, dikt aturë etj. Për këtë arsye, protesta e tyre nuk ka lidhje me vra sjen e Klodianit. Kjo e fundit lëndoi shumë vetë, ndoshta edhe disa prej tyre, por ajo është një ngjarje që nuk bart asnjë simbolikë të caktuar, mbi të cilën do të mund të ngrihej një mobilizim apo demonstrim kolektiv. K rimi në fjalë nuk është se ishte krimi i radhës prej dorës së një polici. Ishte një krim episodik. Është hera e parë në tridhjetë vitet e fundit që një polic patrulle qëllon pa arsye apo pa qëllim mbi një njeri të pambrojtur të supozuar si keqbërës (“bakeq” quhet ky i fundit në gjuhën e Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe unë nuk e kuptoj pse ky term i bukur, bakeq, nuk u ka ngjitur konstitucionalistëve shqiptarë e nuk i ka bërë ta fusin në punë në vend të termit të stisur “keqbërës”). Dhe autori i kr imit është në pranga. Do të gjykohet. E do të marrë dënimin që ka hak.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, si kurrë më parë në rrethana shumë më dramatike sesa kjo e kësaj here, dha dorëheqjen. Në këtë rrethanë, kjo protestë do duhej të mbyllej. Sepse ndryshe nuk kuptohet se cili reagim qeveritar do quhej i pëlqyeshëm prej protestuesve. Mirëpo, ata nuk duan ta mbyllin. Nuk ka pse ta mbyllin. Sepse ata nuk dinë se ç’bëjnë. Nuk dinë pse janë aty. Nuk kanë si ta dinë. Nuk kanë pse ta dinë. Janë thjesht adoleshentë. Do gazetarë këto ditë i kanë përshkruar me simpati e empati. Empati kam edhe unë, në fakt, por simpati jo, aspak. Sepse mendoj gjithë ditën e ditës që janë gabim, që janë të gënjyer. Vendi nuk pret shpëtim prej adoleshentëve në përgjithësi, aq më pak prej këtyre adoleshentëve që janë bërë protagonistë të jetës publike këto ditë, e që janë thjesht – po përdor një term, të cilin ma zuri syri në shkrimin e një gazetareje – çuna lagjesh.
Nuk e di se ç’kuptonte ajo me termin “çuna lagjesh”, por unë e kam një ide timen. Me “çuna lagjesh” duhet të kuptojmë çuna, që shkollën nuk e kanë qejf, që kohën e kalojnë rrugëve (shpesh duke dëgjuar rapper-ët gojëprishur të Tiranës e të Prishtinës), që nuk dinë se ç’të bëjnë për të vrarë kohën, që bisedat i përmbytin me fjalët që përshkruajnë organet gjenitale, në stilin e personazheve të ndonjë filmi të Martin Scorsese-s apo të Quentin Tarantino-s, që as e kanë idenë se kush është ajo bashkëmoshatarja e tyre me emrin Greta Thunberg, që shpirtërisht janë të zbrazët, e që për këtë shkak si zgjedhje kanë ose të shkojnë në xhamí, ose të bëhen me LSI-në. Këta janë shumë. Dhe janë shtresa më e pafat e shoqërisë shqiptare. Jeta e tyre është një mërzi epike. Një dëshpërim epik, gjithashtu. Prandaj, kam empati për ta. Por jo simpati. Nuk ua bëj me ligësi këtë përshkrim. S’është vendi për ligësi. Nuk mund të trajtohen me ligësi viktimat. Sepse vi kti ma janë. Përveç kësaj, ata janë pjesë e kësaj shoqërie. Ky vend është i tyre, po aq sa është edhe imi. Madje, për një shkak anagrafik, më shumë i tyre sesa i imi. Por kanë ngatërruar rol. Roli i tyre nuk është ky që po luajnë. Vendi i tyre është pranë prindërve, në familje, në bankat e shkollës. Sheshet nuk janë për ta. Detyra e tyre nuk është të rrëzojnë diktatura putative apo të bëjnë historinë. Mund të bëjnë rrug açërira, siç po bëjnë, por jo historinë. Rrugaçërinë më të madhe, sidoqoftë, po e bëjnë ata që po i dërgojnë nëpër protesta dhe po i përdorin si mish për top për interesat e veta. Sepse kjo është bërë tanimë e qartë. Ata janë të manipuluar. Kush u gënjye në ditën e parë se protesta e tyre ishte spontane ka pasur rast të bindet më pas se mobilizimi i tyre ishte një makinacion politik i shëmtuar. Dëshmia më e qartë na erdhi pardje nga Shkodra, ku adoleshentët “harruan” që zemërimin e kishin ndaj policisë, dhe iu sulën “papritur” selisë së Partisë Socialiste.
Për ta mbyllur, po kthehem tek ideja e fillimit. Nuk dua t’u fryj borive të ndonjë alarmi të rremë. Thjesht dua të shohim një rrezik që ende nuk është shfaqur i plotë. Liria, përveçse është shfrytëzuar për të bërë ca punë të mira në këtë vend, është shfrytëzuar edhe për të afirmuar me bujë e zell identitete lokale, fetare, politike, por edhe për të manifestuar dellin violent që na karakterizon si komb në mbrojtje të këtyre identiteteve. Dh unë e për çarje – kjo është ajo që po ndodh para syve tanë, e që Agolli, po të ishte ende gjallë, do ta quante (jo më për motivet e para tridhjetë viteve) libanizimi i Shqipërisë.