Duket se shkelja e rregullave të koronavirusit nga politikanët dhe figurat e njohura nuk është ekskluzivisht vetëm “sëmundje” britanike, raporton gazeta The Guardian. Presidenti i Kilit të premten u dënua me rreth 3.500 dollarë për shkak se kishte publikuar në fotografi me një përkrahëse ku ai shihej pa maskë në plazh.
Përdorimi i maskave është i obligueshëm në të gjitha vendet publike në Kili dhe në mesin e ndëshkimeve për ata që nuk i respektojnë rregullat ka edhe dënime me burgim.
Presidenti i shtetit të Amerikës Jugore, Sebastian Pinera, tha se ka qenë duke ecur në plazhin afër shtëpisë së tij në Cachagua, kur një grua e njohu dhe kërkoi nga ai që ta bënin një fotografi bashkë.
Në fotografi, presidenti shihet duke qëndruar shumë afër gruas në një ditë me diell dhe asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskë. Ndryshe, Kili deri më tani ka regjistruar mbi 580.000 persona të prekur nga koronavirusi dhe 16.051 të vd ekur, duke u bërë një ndër shtetet që janë goditur më së rëndi në kontinentin e Amerikës Jugore.